You are currently viewing KLGI mbajti punëtorinë për zyrtarët komunalë të Komunës së Ferizajt

KLGI mbajti punëtorinë për zyrtarët komunalë të Komunës së Ferizajt

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🏡 në kuadër të projektit Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), mbajti punëtorinë për zyrtarët komunalë të Komunës së Ferizajt, për të diskutuar implementimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e pronësisë.💼

Qëllimi i punëtorisë ishte identifikimi i zbrazëtirave ligjore në lidhje me çështjen e pronës, për të përmirësuar dhe lehtësuar implementimin e legjislacionit të tanishëm. U theksua rëndësia e garantimit të të drejtave të pronësisë si bazë për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme, ku secili individ ka mundësi të ushtrojë të drejtat e tij pa pengesa. 🌍

Punëtoria u vlerësua si një hap i rëndësishëm për të siguruar transparencë dhe drejtësi në administrimin e pronave, duke kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitetin e komunave. 🏡

Projekti Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), zbatohet nga ATRC, bashkë-zbatohet nga KLGI dhe financohet nga Banka Botërore/Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim.🌱

Bëje Tënden

Regjistroje Pronën!

#BëjeTënden#RegjistrojePronën#PIAKOS

Lini një Përgjigje