You are currently viewing KLGI mbajti punëtorinë për zyrtarët e Komunës së Shtërpcës

KLGI mbajti punëtorinë për zyrtarët e Komunës së Shtërpcës

Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🏠 mbajti punëtorinë për zyrtarët e Komunës së Shtërpcës për të diskutuar mbi implementimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e pronësisë. ⚖

Qëllimi i takimit ishte të ofrohet një platformë për diskutimin e sfidave dhe mundësive në lidhje me implementimin e kuadrit ligjor të pronësisë, si dhe të forcohet bashkëpunimi 🤝mes institucioneve lokale dhe përfaqësuesve të komunitetit për të adresuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, veçanërisht të grave, të rinjve dhe minoriteteve. 👩‍👧‍👦

Kjo u arrit përmes një diskutimi të hapur, 💬ku u ndanë eksperienca dhe sugjerime për përmirësimin e praktikave të menaxhimit të pronës dhe rritjen e qasjes në të drejtat e pronës për të gjithë qytetarët e Komunës së Shtërpcës. 📈

Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI dhe financohet nga Banka Botërore dhe Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. 🌍

Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!

BëjeTënden #RegjistrojePronën #PIAKOS

Lini një Përgjigje