You are currently viewing KLGI mbajti punëtorinë për zyrtarët e Komunës së Graçanicës

KLGI mbajti punëtorinë për zyrtarët e Komunës së Graçanicës

Në kuadër të projektit Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🏡 mbajti punëtorinë për zyrtarët e Komunës së Graçanicës 🏙️, për të diskutuar mbi implementimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e pronësisë.💼

Qëllimi i punëtorisë ishte identifikimi i hendeqeve ligjore lidhur me çështjet e pronës, me qëllim përmirësimin dhe thjeshtimin e zbatimit të ligjeve ekzistuese 📜. Zyrtarët komunalë 👥 e mirëpritën një iniciativë të tillë, duke theksuar rëndësinë e implementimit të një kuadri ligjor më të fortë dhe më të qartë për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë 🛡️. Ata theksuan se një bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve lokale dhe projekteve të tilla është kyç për rritjen e efikasitetit dhe garantimin e sigurisë së pronave për qytetarët.🤝

Projekti Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), zbatohet nga ATRC, bashkë-zbatohet nga KLGI dhe financohet nga Banka Botërore/Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim.

Bëje Tënden

Regjistroje Pronën!

#BëjeTënden#RegjistrojePronën#PIAKOS

Lini një Përgjigje