You are currently viewing KLGI mbajti punëtorinë për kornizimin e dokumentit për formulën e financimit për shërbimet sociale

KLGI mbajti punëtorinë për kornizimin e dokumentit për formulën e financimit për shërbimet sociale

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në vazhdën e mbështetjes për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) organizoi punëtorinë e radhës të Grupit Punues për përgatitjen e formulës së financimit dhe kritereve për Grantin e Veçantë për Shërbimet Sociale”.

takim u diskutua për format e financimit të shërbimeve sociale duke u bazuar në Projektligjin për Financat e Pushtetit Lokal dhe Projektligjin për Shërbimet Sociale dhe Familjare dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Granti i Veçantë për Shërbimet Sociale shërben për financimin e kostos së ofrimit të shërbimeve sociale në nivel komunal bazuar në standardet minimale. Kriteret e financimit kanë për qëllim adresimin e problemeve në financimin aktual dhe politikat e reja në këtë fushë.

Me këtë dokument synohet zgjidhja e problemeve të evidentuara përmes përcaktimit të përgjegjësive dhe kompetencave të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal dhe ofruesve të këtyre shërbimeve, përmirësimit të qasjes ndaj shërbimeve duke i vendosur ato më pranë qytetarëve, klasifikimit dhe organizimit të shërbimeve, rritjes së cilësisë si dhe financimit të qëndrueshëm të këtyre shërbimeve.

Megjithatë, ky dokument do ta plotësojë edhe më tej mozaikun që shërbimet sociale në të ardhmen, përveç decentralizimit, ta kenë edhe qëndrueshmërinë financiare. Para se gjithash buxhetet publike duhet të sigurojnë mbështetje të përshtatshme financiare për ofrimin e shërbimeve sociale, pasi kjo paraqet një investim efektiv dhe një element thelbësor në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Organizimi i kësaj punëtorie është në vazhdën e angazhimeve të Institutit KLGI për mbështetjen e institucioneve me qëllim të rregullimit të qëndrueshëm të nivelit lokal në Kosovë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje