You are currently viewing KLGI mbajti një punëtori për zyrtarët e Komunës së Suharekës

KLGI mbajti një punëtori për zyrtarët e Komunës së Suharekës

Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)” 🏠, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti një punëtori për zyrtarët e Komunës së Suharekës për të diskutuar mbi implementimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e pronës.

Qëllimi i takimit ishte rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e implementimit të kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e pronës 📜, si dhe të diskutohej për sfidat dhe mundësitë që ofron legjislacioni në këtë fushë ⚖. Nga diskutimi u vlerësua e domosdoshme nevoja për përmirësime në ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve 👥 në proceset e regjistrimit dhe identifikimit të pronës, veçanërisht për gratë 👩, të rinjtë 👦 dhe minoritetet 🌍, duke forcuar gjithashtu bashkëpunimin ndërinstitucional 🤝.

Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI dhe financohet nga Banka Botërore 🌍 dhe Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim 🌱.

Bëje Tënden

Regjistroje Pronën!

#BëjeTënden#RegjistrojePronën#PIAKOS

Lini një Përgjigje