You are currently viewing KLGI ka zhvilluar trajnim modular treditor për Organizatat Joqeveritare (OJQ) në nivel lokal

KLGI ka zhvilluar trajnim modular treditor për Organizatat Joqeveritare (OJQ) në nivel lokal

Nëpërmjet diskutimeve, trajnimeve, punëve në grupe u zhvillua trajnimi modular treditor (2-4 korrik) për Organizatat Joqeveritare (OJQ) në nivel lokal, lidhur me procesin e monitorimit të financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal dhe procesin e monitorimit të konsultimit publik në komuna.

Në ditën e parë, fokusi i trajnimit ishte në: Rolin dhe angazhimin e OJQ-ve në komuna; Parimet e qeverisjes së mirë dhe demokracia e drejtpërdrejtë; dhe Bazën ligjore dhe strukturën e funksionimit të komunave. Në dy ditët e tjera, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: një grup verifikoi të dhënat e mbledhura nga monitorimi i financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal për vitin 2023, ndërsa grupi tjetër mbajti trajnimin e avancuar mbi metodologjinë e monitorimit të konsultimit publik në komuna.

Financimi publik i OJQ-ve lokale dhe konsultimi publik janë procese kyçe për një qeverisje lokale të suksesshme dhe të qëndrueshme. Për të përmbushur qëllimet e zhvillimit lokal dhe për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve, është e rëndësishme që qeveritë lokale të angazhohen në mënyrë efektive me OJQ-të dhe komunitetin në përgjithësi.

Ky trajnim u organizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesëvjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.

#programipërangazhimqytetar

Lini një Përgjigje