You are currently viewing KLGI ka vazhduar mbështetjen për grupet tematike në Komunën e Dragashit

KLGI ka vazhduar mbështetjen për grupet tematike në Komunën e Dragashit

Instituti KLGI🏠 ka vazhduar mbështetjen për grupet tematike në Komunën e Dragashit🏛 në kuadër të projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, mbështetur nga SMART Balkans. Grupet janë fokusuar në barazi gjinore, mbrojtjen e komuniteteve pakicë dhe grupeve të margjinalizuara.👥

Fillimisht janë vendosur qëllimet dhe strategjitë, janë identifikuar dhe prioritizuar çështjet kryesore. Në këtë fazë është ndërtuar një hartë për adresimin e tyre përmes mekanizmave dhe financimeve komunale. Pas adresimit, grupet do të monitorojnë zbatimin dhe vlerësojnë rezultatet. Ndërkaq mbi përvojat dhe praktikat e ndërtuara mund të formalizohen në komitete konsultative për kontribuar aktivisht në proceset komunale.🗂

🤝Ky takim u zhvillua me mbështetje nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

#SMARTBalkansProject#SMARTBalkans#IDM

Lini një Përgjigje