Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka mbajtur sesionin trajnues me Organizata Joqeveritare (OJQ) lokale dhe aktivistë për monitorimin e financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal.
Punëtoria ishte për prezantimin e metodologjisë për monitorim të financimit publik të OJQ-ve në komuna , të zhvilluar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Instituti KLGI, me qëllim të ndërtimit të në një procesi transparent dhe të përgjegjshëm për programimin, disbursimin dhe zbatimin e financimit publik për OJQ-të.
Ky proces i monitorimi do të përfshijë 16 organizata joqeveritare dhe aktivistë lokalë, të cilët do të përfshihen në 8 rajone në 38 komuna.
Ky trajnim u organizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesëvjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF në partneritet me USAID Kosovo. KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.