Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), z. Besnik Muçaj, takoi menaxheren e programeve në Shkollën Regjionale të Administratës Publike (ReSPA), Zorana Gaic, së bashku me koordinatorin për Kosovë, z. Visar Xani, e cila po qëndron në Kosovë për një mision të ri në fushën e Administratës Publike.
Nisur nga demokracia lokale e deri të shërbimet sektoriale, pas një pasqyrimi të përgjithshëm të funksionimit të qeverisjes lokale në Kosovë, z. Muçaj prezantoi punën që bënë Instituti KLGI përmes programeve të avancuara të trajnimit në fushën e Administratës Publike në nivel lokal.
Ishte dakordim i përbashkët që të iniciohet bashkëpunimi në këtë fushë duke nisur që nga tetori me diskutime lidhur me analizën regjionale për ofrimin e shërbimeve që është kryer nga ReSPA. Për më tepër nga viti i ardhshëm, ReSPA do të ofrojë për Institutin KLGI ekspertizë profesionale përmes trajnerëve në fusha specifike.
Përtej kësaj, në fushën e ofrimit të shërbimeve të integruara, ReSPA dhe KLGI synojnë të organizojnë vizita studimore në regjion dhe më gjerë. Ky është një hap i rëndësishëm për Institutin KLGI që përmes përvojës profesionale nga ReSPA të përfitojë njohuri të avancuara, njëkohësisht të ndjek modele të avancuara regjionale dhe evropiane.