You are currently viewing KLGI dhe MZhR prezantuan dhe diskutuan agjendën e përbashkët të aktiviteteve për zhvillim rajonal të balancuar

KLGI dhe MZhR prezantuan dhe diskutuan agjendën e përbashkët të aktiviteteve për zhvillim rajonal të balancuar

KLGI dhe MZhR prezantuan dhe diskutuan agjendën e përbashkët të aktiviteteve me fokus në zhvillimin rajonal të balancuar

Zhvillimi rajonal i balancuar nuk mund të arrihet pa ngritjen e kapaciteteve të rajoneve në mënyrë që të kenë një konkurrencë të mirëfilltë ndër-rajonale. Në këtë aspekt është e nevojshme të ndërmerren masa për të ngritur konkurrencën ndër rajonale në mënyrë që të arrihen nivele më të larta të produktivitetit, punësimit dhe prosperitetit.

Andaj, në këtë fokus, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZhR) organizuan punëtorinë për të prezantuar dhe diskutuar agjendën e përbashkët në funksion të zhvillimit rajonal të balancuar.

Realizimi i kësaj punëtorie u bë me qëllim të prezantimit të programeve, politikave dhe aktiviteteve në fushën e zhvillimit rajonal si dhe mundësive të përbashkëta për bashkëpunim.

Me veprimet e ndërmarra definohen fushat e zhvillimit rajonal, nevojat për investime dhe koordinim të tyre, po ashtu, definohen puna dhe funksionimi i mekanizmave që do të merren me planifikim dhe implementim të programeve.

Synim i KLGI-së është që të shërbejë si platformë e një komunikimi më të strukturuar në mënyrë që të rritet pronësia e komunave në politikat që bëhen nga niveli qendror. Ky diskutim ishte në kuadrin e mbështetjes profesionale që po ofron Instituti KLGI për Institucionet në ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje