Pas vizitës së Ministrisë së Qeverisjes Lokale maqedone, drejtuesit e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe Instituti për Demokraci Lokale dhe Informim (LGiU) dje vazhduan me takimin e radhës në Asociacionin e Komunave në Republikën e Maqedonisë të cilët u pritën nga znj. Dusica Perisic, Drejtoreshë Ekzekutive në BNJVL.
Gjatë këtij takimi, z. Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i KLGI çmoi lartë punën e asociacionit të komunave në Maqedoni. Ndërsa, Dusica Perisic, Drejtoreshë Ekzekutive në BNJVL foli për rolin e Institutit i cili është gjithë-përfshirës duke theksuar përfaqësuesit nga Shkupi, Kumanova dhe Gostivari.
Për më tepër, Instituti KLGI dhe LGiU janë në proces të nënshkrimit të një marrëveshje e cila ka për synim të ndihmojë Europen Jug-lindore dhe Lindjen e Mesme në fushën e qeverisjes lokale.
Njëkohësisht, znj. Dusica Perisic theksoi se BNJVL është asociacioni i komunave i themeluar në vitin 1972 i cili përfshin si anëtare të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë pa marrë parasysh entitetin dhe prioritetet bazohen në nevojat e qytetarëve të vendit.
Përfaqësuesit e Institutit KLGI dhe LGiU së bashku me znj. Dusica Perisic shprehën interesimin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen për të kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës në qeverisjen lokale.