Përfaqësuesit e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe të Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) mbajtën takim me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të informuar lidhur me projektin “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)” , i cili përfshin 28 komuna të Kosovës.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, menaxherja e programit në KLGI, Jona Jaha, menaxherja e projektit PIAKOS, Odeta Naks dhe specialistja e komponentit dhe raportimit në projektin PIAKOS, Mimoza Janova, prezantuan zhvillimin dhe rëndësinë e projektit për përmirësimin e qasjes në informacion për regjistrimin e tokës dhe pronës , si dhe për ofrimin e shërbimeve të këshillimit për të drejtat pronësore , me fokus te gratë , të rinjtë dhe komunitetet pakicë .
Projekti zbatohet nga ATRC, bashkë-zbatohet nga KLGI dhe financohet nga Banka Botërore/Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim