Instituti KLGI, nëpërmjet auditimit social, do të kontribuojë në përfshirjen direkte të qytetarëve në vlerësimin e ndikimit të projekteve në komuna. Tashmë janë përzgjedhur koordinatorët dhe grupet e auditimit social në nëntë komuna (Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Lipjan, Graçanicë, Gjilan, Shtërpcë, Rahovec, Pejë dhe Dragash).
Auditimi social ka për qëllim llogaridhënien dhe transparencën, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve, përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga komunat, monitorimin dhe forcimin e praktikave më të mira të qeverisjes në nivel lokal.
Projekti për auditimin social zhvillohet në mbështetje të Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), derisa në secilën komunë të përfshira do të monitorohen nga dy projekte.