Përfaqësuesit e KLGI-së prezantuan punën, angazhimet dhe aktivitetet që implementojnë në funksion të fuqizimit të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës. Ndërkaq, në anën tjetër, znj. Gjoka përgjatë diskutimit theks të veçantë vendosi mbi zhvillimin e qëndrueshëm, ngritjen e kapaciteteve dhe lidershipin transformues.
Në fund të takimit, pati dakordim nga të dyja palët që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në ndërtimin e partneritetit në fushat me interes, me theks të veçantë në fushën e qeverisjes locale.