Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën “Sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në nivelin lokal”.
Në këtë punëtori u diskutuan dhe adresuan problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen grat në nivel lokal. Përfaqësimi i barabartë në vendimmarrje mbetet sfidë me të cilën po ballafaqohet niveli lokal ku grat nuk po mund të jenë pjesë e politikbërjes.
U theksua se si kusht për një qeverisje të drejtë, të qëndrueshme dhe ekonomikisht të zhvilluar, barazia gjinore duhet ta zë vendin meritor, deri në arritjen e stabilitetit për një qeverisje të mirëfilltë.
Pra, gratë duhet ta kenë vendin e tyre në një ndër politikat prioritare të ekzekutivit të Komunës. Para së gjithash, të zhvillohen politika specifike nga niveli lokal në subvencionimin e vetiniciativave biznesore të grave dhe përkrahja e tyre në tregun e punës në përgjithësi. Njëkohësisht, duke rritur numrin e grave që shërbejnë si model në pozita publike, gjithashtu ndihmon në ndryshimin e opinionit publik në lidhje me aftësitë e grave për të marrë pjesë në vendimmarrje.
Instituti KLGI mbetet i përkushtuar në analizat dhe studimet që i kontribuojnë̈ praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.