Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën “Sfidat e të rinjve në nivelin lokal”. Punëtoria kishte për qëllim të analizojë/trajtojë, problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen të rinjtë në nivelin lokal, njëherësh avancimin e tyre në fusha të ndryshme.
Gjatë diskutimit, të rinjtë vlerësuan se duhet të forcohet edhe më tej transparenca dhe llogaridhënia në nivel lokal, në mënyrë që të rinjtë të kenë me lehtë t’iu qasen mundësive për zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe ngritjen profesionale.
Njëkohësisht të ketë nivel më të lartë të trajnimeve, punësimit dhe politika që mbështesin fuqizimin dhe hapjen e bizneseve, financimin e ideve inovative dhe programeve të “start-up” nga të rinjtë. Në këtë hap, niveli lokal, u vlerësua nga të rinjtë, që duhet të hartojë plane të veprimit me objektiva, duke vënë theksin në integrimin e të rinjve në sfera të ndryshme të jetës sociale, ekonomike dhe politike.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)’, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.