Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën, ‘Identifikimi i dykuptimësive, kolizionit ligjor dhe adresimi në procesin e rishikimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale’.
Punëtoria ka për qëllim të analizojë/trajtojë, dykuptimësitë dhe kolizionin ligjor të identifikuar nga procesi i zbatimit në komuna, me qëllim të adresimit në procesin e amandamentimit/hartimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Zyrtarët ligjorë nga komunat e Kosovës nëpërmes kësaj punëtorie adresuan problematikat me të cilat janë ballafaquar në praktikë gjatë punës së tyre dhe ofruan rekomandime, të cilat do t’i shërbejnë grupit punues në procesin e amandamentimit/hartimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Ky ligj themelon bazën ligjore të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, andaj edhe plotësim-ndryshimi i këtij ligji duhet të shërbejë në përmirësimin e funksionimit të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.
Aktiviteti është pjesë e përkrahjes së Institutit KLGI për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nga komponenti për avancimin e legjislacionit dhe politikave, i cili u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.