Instituti KLGI në mbështetje të MZhR, organizoi punëtorinë me temën ”Draft Analiza trevjeçare për Investimet Kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë 2018-2020”. Ky diskutim është në kuadrin e mbështetjes që po ofron Instituti KLGI për institucionet gjatë hartimit të politikave/legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale.
Punëtoria kishte për qëllim që së bashku me përfaqësues nga komunat, ministri të linjës, Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Agjencitë për Zhvillim Rajonal (AZhR) të diskutojnë për të dhënat që pasqyron “Analiza e investimeve kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë për periudhën 2018-2020”.
Analiza trajton shpërndarjen e investimeve kapitale të ministrive të linjës gjatë viteve 2018-2020, në raport me pesë rajonet zhvillimore: Qendër, Lindje, Veri, Perëndim dhe Jug. Përmes kësaj, synohet të promovohet zhvillimi rajonal i balancuar, përfshirja e të gjitha komunave dhe rajoneve zhvillimore në investimet kapitale të nivelit qendror.
Në anën tjetër, punëtoria kishte për qëllim edhe promovimin e zhvillimit rajonal të balancuar, duke ndikuar në zvogëlimin e dallimeve që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme apo rajoneve më pak të zhvilluara ne aspektin socio-ekonomik.
Synimi i KLGI-së është që të shërbejë si platformë e një komunikimi më të strukturuar në ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e politikave të legjislacionit në fushën e zhvillimit rajonal.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.