Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizoi punëtorinë për të diskutuar “Planin për zbatimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal”.
Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi i rishikimit të planit të veprimit dhe monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2022-2023. Ky dokument trajton aspektet e zhvillimit ekonomik lokal të orientuara në drejtim të partneritetit me të gjitha palët e interesit me qëllim të rritjes së punësimit, uljes së nivelit të varfërisë dhe rritjes së cilësisë së jetesës.
Zhvillimi ekonomik mund të arrihet vetëm kur komunat tregojnë qeverisje të mirë dhe ofrojnë shërbime të nevojshme për qytetarët nëpërmjet përmirësimit dhe avancimit të vetëqeverisjes lokale. Para së gjithash, Komunat duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme që mos të mbesin në varësi të madhe të hyrave nga niveli qendror, por të rrisin inkasimin e të hyrave vetanake.
Ky aktivitet u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)’, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.