Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në mbështetje të Ministrisë për Zhvillim Rajonal (MZhR) mbajti punëtorinë për ridizajnimin e skemës së granteve për Komuna, bizneset dhe shoqërinë civile, në kuadër të programit për zhvillim rajonal.
Punëtoria kishte për qëllim diskutimin e skemave të granteve për Komunat, OJQ-të dhe bizneset startup, me qëllim avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar. Para së gjithash, u dhanë propozime që të avancohen proceset drejt krijimit të kushteve më të mira për biznese, infrastrukturë më të mirë në Komuna për zhvillim ekonomik, si dhe promovim të zhvillimit socio-ekonomik në bashkëpunim me shoqërinë civile.
Për gjatë punëtorisë u theksua se promovimi i zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar si hap të parë ta ketë në fokus nxitjen dhe avancimin e dialogut ndërmjet MZhR-së, institucioneve lokale dhe shoqërisë civile e bizneseve.
Kjo, Komunave ju mundëson avancim të rolit të tyre udhëheqës në përmirësimin e zhvillimit socio-ekonomik përmes projekteve që kontribuojnë në prioritetet e listuara në strategjitë e tyre për zhvillim rajonal/lokal.
Instituti KLGI shërben si platformë e një komunikimi më të strukturuar në ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e politikave dhe legjislacionit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.