Delegacioni i Programit ‘Akademia për Qeverisje Lokale’, zyrtarë të lartë nga komunat dhe shoqëria civile vizituan Bashkinë e Kavajës, për t’u njohur dhe shkëmbyer praktikat në fushën e qeverisjes lokale. Në takim i priti kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ndërkaq Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, prezantoi programin e akademisë dhe qëllimin e vizitës.
Në takim u vendos fokusi në disa çështje, sikurse janë zhvillimi ekonomik lokal, qasja në fonde/donacionet dhe mobilizimi i potencialit për zhvillim. Në mes tjerash, u diskua edhe për rolin dhe vizionin e lidershipit politik, për ta forcuar pozicionin dhe shtrirjen e zhvillimit ekonomik, në harmoni me dokumentet dhe politikat strategjike, si dhe veprimet e strukturuara.
Në veçanti për t’i dhënë dimension më të gjerë potencialit turistik edhe në aspektin kulturor, ekonomik por edhe promovues. Kjo, duke ndërmarrë veprime për të siguruar zhvillim policentrik, marrë në konsideratë, mundësitë, por edhe gjetur zgjidhje për problemet që dalin si pengesa në këtë rrugë.
Në takim, u shkëmbyen edhe praktika lidhur me mobilizimin publik, por edhe gjetjen e alternativave për t’i bërë hisedarë akterët publikë në politikat lokale, duke përdorur qasjeve inovative. Në objektivë për të siguruar përfshirjen e diasporës në proceset zhvillimore, por edhe në rritjen e solidaritetit.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.