Përfaqësuesi i Institutit KLGI, z. Besnik Muçaj, prezantoi në lidhje me sfidat të cilat KLGI i ka identifikuar në fushën e komunikimit ndër-institucional si mënyra e vetme për gjetjen e opsioneve që
Z. Muçaj theksoi se edhe tetë vite pas decentralizmit shtrohet nevoja për ri-shikim të legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale, me theks përmirësimin e planifikimit dhe kontrollit financiar dhe forcimin e autonomisë financiare. Në këtë drejtim u pohua se Ministria e Financave po luan një rol kyç qoftë përmes rregullativës financiare apo përmes gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta me komunat siç është kontingjenti korrektues për komunat pa qëndrueshmëri financiare.
Ishte konstatim i përbashkët se në proces duhet përmirësuar planifikim i qëndrueshëm dhe në harmoni me orientimet strategjike komunale dhe kornizën makro-fiskale. Në rrjedhë me këtë do të adresoheshin rekomandimet e auditorit.
Forumi ka të bëjë me procesin e buxhetimit dhe përmirësimin e komunikimit mes institucioneve qendrore dhe lokale. Gjatë forumit po ashtu u mbajtën diskutime ku u shfaqën problemet që komunat përballen si dhe kërkesat që ato kanë. Këto takime mbledhin përfaqësues të lartë të nivelit qendror dhe lokal, organizatat vendore dhe ndërkombëtare që shtrihen në fushën e qeverisjes lokale.
Forumet organizohen nga Ministria e Financave, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.