Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLG) publikoi analizën me temën “Procesi i Buxhetimit në Komuna – qytetarët afër apo larg”. Kjo analizë është e shtrirë në tri dimensione kyçe si: Hartëzimi i Procesit; Kontributi Publik si dhe Roli i Kuvendeve Komunale.
Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi dhe Menaxheri i programeve, Besnik Muçaj, prezantuan analizën e cila përmban të dhëna për programimin, prioritizimin, konsultimin dhe pasqyrimin e procese buxhetore në komuna. Në analizë paraqiten konkluzione dhe rekomandime për përmirësimin e proceseve buxhetore në komuna, duke ofruar edhe shembuj dhe praktika të mira.
Gjithashtu, në analizë fokus u është kushtuar proceseve programuese (identifikimit të problemeve, analizave komunale si dhe ndjekjes së strategjive) si mjete për të rritur potencialin për aplikime në fonde zhvillimore si dhe Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGj).
Analizën e plotë mund ta gjeni në këtë link: https://bit.ly/44cRpiU
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane – DEM”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.