Menaxheri i Zyrës në Institutin KLGI, z. Valmir Gashi, po qëndron në vizitë në Asociacionin Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA) – subjekt i specializuar i Institutit Ndërkombëtar të Shkencave Administrative (IIAS) me zyre në Bruksel.
Vizita është në kuadrin e angazhimeve të ndërmarra nga drejtori ekzekutiv z. Besnik Tahiri e që kanë të bëjnë me zgjerimin e rrjetit rajonal dhe ndërkombëtar. E po ashtu marrjen e përvojave dhe fuqizimin e kapaciteteve në fushën e administrimit profesional të formatit të këtyre shkollave.
Z. Gashi po njihet me praktikat e mira të organizimit dhe format tjera që mund të barten në Kosovë. Kjo vizitë vjen si rrjedhojë e thellimit të bashkëpunimit me IASIA dhe pas qëndrimit të Sekretarit të kësaj organizate, z. Bardhyl Dobra, në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale.