Menaxheri i Programeve në Institutin KLGI z. Valmir Gashi, mori pjesë në punëtorinë e katërt të Observatorit Rajonal të Decentralizimit (RDO) që u organizua nga NALAS dhe e përkrahur nga OSBE që u mbajt në Shkup, në datat 13-15 nëntor. Në këtë punëtori regjionale u testuan metodologjia dhe indikatorët e RDO. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Rumania, Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.
Z. Gashi, prezantoi në këtë punëtori së bashku me delegacionin e Kosovës, i prirë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe një përfaqësuesi komunal. Në indeksin vlerësues trajtohen disa fusha kyçe nisur nga autonomia e qeverisjes lokale; kualiteti i shërbimeve komunale; pjesëmarrja dhe përgjegjshmëria; dhe përfshirja e asociacioneve në politika dialogues.
Ky indeks, është një instrument i rëndësishëm për të matur rezultatet e komunave dhe për të parë përafrimin me standardet evropiane në ofrimin e shërbimeve. Instituti KLGI, do t’i përdorë mësimet e marra edhe në vlerësimet e fokusuara për fushat komunale.