Në përmbyllje të vizitës delegacioni Jordanez, partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e Institutit KLGI mbajtën takim reflektues lidhur me vizitën. Delegacioni i udhëhiqur nga Ministri i Punëve të Brendshme SH.T.Z Salameh Hammad qëndroi në Republikën e Kosovës nga datat 6 – 9 dhjetor 2016.
Ministri Hammad dhe delegacionit kanë pasur rastin të kenë takime të ndara me institucionet qendrore, ministritë e sektoriale, komunat dhe komisionet funksionale të Kuvendit të Kosovës. Vizita është në koherencë me përpjekjet e Qeverisë së Jordanisë për të fuqizuar reformat politike dhe institucionale, decentralizimin dhe ofrimin e shërbimeve më të mira në nivel lokal dhe rajonal.
Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte njohja dhe familjarizimi me praktikat e mira në fushën e reformave institucionale; angazhimin dhe përpjekjet institucionale në ofrim të shërbimeve cilësore; si dhe procesin e decentralizimit dhe funksionimit të qeverisjes lokale në Kosovë.