Në kuadrin e takimeve nga vizita studimore në Maqedoninë e Veriut, delegacioni i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Valmir Gashi, u prit nga Ministri për Vetëqeverisje Lokale, z. Risto Penov.
Në fjalën e tij, z. Risto Penov, prezantoi angazhimet në avancimin e politikave dhe programeve që lidhen me qeverisjen lokale në Maqedoninë e Veriut. Në fokus, u vendos roli i komunave në proceset integruese, si dhe kapacitetet e strategjike dhe zhvillimore. Përfshirë këtu edhe gjenerimin e potencialit nga fondet e para-anëtarësimit.
Nga ana tjetër, z. Valmir Gashi, në emër të anëtarëve shprehi vlerësimin për takimin dhe përvojat e ndara nga Ministri, z. Petrov dhe bashkëpunëtorët. U ofrua një tablo e arritjeve, sfidave dhe perspektivës së qeverisjes lokale, si dhe roli e kontributi profesional i Instituti KLGI.
Në mes tjerash, u shpreh gatishmëria që Instituti KLGI, të luaj rolin e lehtësuesit, në shkëmbimin e praktikave të mira dhe adaptimin e tyre, si mundësi dhe përparësi në shkurtimin e rrugës në proceset euro-integruese për të dyja vendet.
Në takim u zhvillua një diskutim i hapur dhe përmbajtjesore mes anëtarëve të programit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.