Instituti KLGI përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me Qendrën Al-Hayat, kanë lancuar programin Akademia për Qeverisje Lokale – LGA në Jordani, me ç’rast është prezantuar kurrikula dhe impakti i programit LGA në fushën e qeverisjes lokale.
Shtrirja e programit në Jordani ka për qëllim avancimin e zyrtarëve komunal, forcimin e komuniteteve lokale, bashkëpunimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Jordani. Andaj, përmes këtij programi, KLGI dhe Al-Hayat synojnë të adresojnë politikat dhe praktikat e avancuara të qeverisjes lokale, duke ndërtuar edhe rrjete profesionale me akterë lokal.
LGA është program i Institutit KLGI, që tani përmes partnerëve, përveç Jordanisë, po gjen shtrirje në rajon (Ballkanin Perëndimor) dhe më gjerë. LGA është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministritë e linjës dhe akterët e shoqërisë civile.
Në zbatim, janë pjesë personalitetet akademike, specialist të qeverisjes lokale dhe akter të qeverisjes lokale. Trajnimi përfshin ligjërata, sesione trajnimi, shkëmbim përvojash, work-shope dhe diskutime në interes të aktorëve lokal – si rrjeti më i madh i anëtarëve të qeverisjes lokale.
Për informatë:
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) është një institut think- tank i dedikuar për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisjes lokale në Kosovë. KLGI synon të kontribuojë në procesin në vazhdim të reformave në çështjet e qeverisjes lokale dhe proceset e decentralizimit.
Qendra Al-Hayat për Zhvillimin e Shoqërisë Civile është themeluar nga një grup i aktivistëve të rinjë jordanez në vitin 2006. Kjo organizatë ka një angazhim të thellë ndaj zhvillimit dhe vlerave të qytetarisë globale rajonale.