Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në mbështetje të Komunës së Kamenicës organizoi punëtorinë për të diskutuar për Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Kamenicës 2023-2027
Grupi punues diskutoi objektivat dhe inkorporoi komentet në kompletimin e Draft Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Kamenicës 2023-2027.
Instituti KLGI është përkushtuar në mbështetje të komunave në procesin e hartimit të politikave dhe dokumenteve strategjike. Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal paraqet një dokument strategjik të bazuar në planin e veprimit, që ka për synim hartimin dhe koordinimin e politikave për zhvillim ekonomik lokal.
Zhvillimi ekonomik lokal është proces me të cilin komunat së bashku me partnerët tjerë të sektorit publik, bizneset e shoqërinë civile punojnë me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillim ekonomik lokal, mbrojtje më të mirë sociale e krijim të vendeve të reja të punës.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.