Instituti KLGI ka nisur vizitat në komuna në mbështetje të grupeve tematike
Në kuadër të projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, i mbështetur nga grantet nacionale nga SMART Ballkan, Instituti KLGI mbajti sesionin e mbështetjes profesionale për grupet tematike në Komunën e Klinës.
Facilitatorët profesionalë diskutuan çështjet e analizuara me koordinatorët dhe anëtarët e grupeve tematike për barazi gjinore, komunitete pakicë dhe grupet e margjinalizuara. Grupet tematike, bazuar në planin e shtrirjes, kanë identifikuar nevojat dhe analizuar problemet me mbështetje profesionale. Tani, në fazën e adresimit në politika dhe financime komunale, ata morën mbështetje për hartëzim.
Ky program ka për qëllim intervenimin dy-kahor: përmirësimin e kapaciteteve dhe avancimin e praktikave të organizatave dhe aktivistëve socialë për angazhim me komunitetin, dhe kontribuimin në zgjerimin e konsultimit publik me grupet e interesit dhe avancimin e politikave dhe financimeve komunale.
Ky takim u zhvillua me mbështetje nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).