I themeluar nga një grup ekspertësh të rinj, me mision të zhvillimit dhe avancimit të politikave zhvillimore lokale, KLGI ka provuar gjithnjë të luaj rolin e katalizatorit në funksion të demokratizimit dhe qeverisjes së mirë. Tetë vite pas, stafi i institutit KLGI, kolegët që tash janë në detyra tjera dhe gjithë ata që kanë kontribuar në kauzën e qëndrueshmërisë të Institutit, mund të ndihen krenar me sukseset e arritura si në nivel vendi poashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Tani, instituti KLGI ka kapacitete të shtuara profesionale, teknike dhe operacionale dhe si i tillë do të jetë një hapësirë dhe mundësi për profesinistët, ekpertë, zyrtarë, studentë dhe parasëgjithsh për komunat dhe publikun.
Andaj, një falenderim i veçantë shkon për partnerët dhe miqtë e KLGI-së, që në secilin hap ishin bashkë me ne. E mbi të gjitha, sinqerisht falënderojmë mbështetësit tanë që besuan në idetë dhe programet tona.
Krejt në fund, KLGI me një rol të shtuar do të vazhdoj të jetë adresë dhe në shërbim të reformave në vendin tonë e në veçanti komunave.
Ju presim në rrugën “Musine Kokalari”, numër 20, afër ndërtesës së Auditorit Gjeneral në Prishtinë.
Stafi i Institutit KLGI