Vendi: Hotel Emerald
Data:23 nëntor 2012
Ligjëruesit
Sadri Ferati, ish-Ministër i Pushtetit Lokal, tani Deputet dhe anëtar i komisionit parlamentar për Pushtet Lokal
Päivi Nikander, ish shefe e zyrës së ICO për decentralizim/Këshilltare e lartë Decentralizim –Qeverisje Lokale UNDP
Ardian Zeqiri, Drejtor i ECMI-së, ish OSBE-së në Kosovë. Ish-zyrtar për Demokratizim dhe Specialist i Mbështetjes për Qeverisje Lokale OSBE
Temat
• Historiku i Reformës së Qeverisjes Lokale dhe Decentralizimit në Kosovës – Mundësitë dhe Sfidat
• Institucionalizimi i politikave për minoritete përbrenda qeverisë- ristrukturimin e qeverisjes lokale përmes decentralizmit.
• Parimet e Hapësirës Administrative Evropiane; strategjitë e reformë së administratës publike në Kosovë;elementet kyçe të proceseve reformuese në BE.
• Raporti në mes nivelit politik dhe administratës
Sadri Ferati, ish-Ministër i Pushtetit Lokal, tani Deputet dhe anëtar i komisionit parlamentar për Pushtet Lokal
Ligjëruesi i lartpërmendur, theksoj se procesi i decentralizimit ka qene një sfide për Kosovën, i cili është konceptuar si një shkalle drejt ndarjes së Kosovës përgjatë vijave të përbërjes së saj demografike, ndër të tjera theksoj se si proces gjatë realizimit u keqkuptua nga opinioni, si synim që të kënaq vetëm nevojat dhe pritjet e komunitete jo shumice në komunat ku jetojnë.
Decentralizimi ka qenë kryesisht politik nga lart poshtë i Bashkësisë Ndërkombëtare. Fillimisht ishte shpallur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, atë të pas luftës se vitit 1999(në Mitrovicë). Por një konsiderim serioz kishte marre vetëm pas negociatave për statusin e Kosovës të kryesuar nga Marti Ahtisari. Gjatë bisedimeve të statusit si dhe diskutimit të decentralizimit në nivelin më të lartë përfituesit dhe komunat nga ky proces nuk janë konsultuar.
Decentralizimi në Kosove u përcjelle me sfida për arsye se ishte shumë i qartë në letër, në praktike gjatë realizimit pati kundërshtime të shumta , u përcjelle me protesta e gjithë kjo kishte erdhe nga mungesa e informimit jo aq të duhur për opinionin për procesin decentralizimit, mungesa e punës të partive politike me elektoratin.
Ligjëruesi theksoj edhe rrugën e bisedimeve të grupit të kontaktit të mbajtura në Vjenë në prani të ndërkombëtareve. I njëjti theksoj se, komunat nga të cilat u ndanë dhe u formuan komunat e reja ku, këto kane qenë të pa përgatitura për kompetenca, mungese fondesh, për një administrim funksional duhet ofruar një plan strategjik, një strategji me vizion të qartë për veprim, një gjë e tillë komunave ju ka munguar. Zgjedhjet e lokale të mbajtura në vitin 2000 si hap i rëndësishëm në ndërtimin e pushtetit lokal, ndër të tjera ligjëruesi theksoj se shumica e programeve politike të kandidatëve për kryetar të komunave nuk kane pasur një strategji të mirëfilltë, cila do të posedonte brenda vetes plane konkrete strategjike për zhvillim lokal.
Ne këto programe politike kanë dominuar më shume projekte si prioritet për asfaltim të rrugëve.
Ndërsa Besnik Tahiri në përmbledhje theksoj se, për një administrate efikase duhet ndërtuar vizion me plane pune me programe strategjike që në thelb kanë strategji zhvillimore për rritjen hyra vetanake të komunës.
Päivi Nikander, ish shefe e zyrës së ICO për decentralizim/Këshilltare e lartë Decentralizim –Qeverisje Lokale UNDP
Si pjesëmarrës gjatë bisedimeve për procesin e decentralizimit në Kosovë, theksoj pengesat që janë shfaqur rreth kalimit të kompetencave nga niveli qendror ne atë lokal, kjo së pari është dashtë të rregullohet me ligje se cilat kompetenca do të kalojnë tek komunat. E njëjta theksoj se ka qenë e domosdoshme të rregullohet me kornizën punuese legjislative, një gjë të tille më së mire ka definuar Kushtetuta e Kosovës, po ashtu edhe ligjet që duhet të janë në harmoni me Kushtetutën.
Ajo përmendin këto ligje si:
Ligji për kufijtë Administrative të Komunave
Ligji për Zgjedhjet Lokale
Ligji për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjet sipas sektorëve
Gjithashtu, e njëjta theksoj edhe transferimin kompetencave se çka do të lëshoj niveli qendror në ato lokale po ashtu e domosdoshme ka qenë edhe përcaktimi i raporteve në mes komunave të reja me ato ame. E njëjta shpjegoj edhe për kompetencat vetanake këto përfshijnë 18 fusha, ne do të përmendim disa më të rëndësishme si: zhvillimi lokal ekonomik, planifikimi urban dhe rural, shfrytëzimi dhe zhvillimi i tokës, rregulloret dhe standardet e kontrollit në ndërtim, mbrojtja lokale e ambientit, shërbimet publike dhe komunale, përgjigje ndaj emergjencave në nivel lokal, shkollimi para fillor dhe i mesëm, shërbimet shëndetësore publik primar, mirëqenia sociale, strehimi publik, licencimi e pajisjeve dhe shërbimeve lokale si aktivitete kulturore dhe rekreacioni, ushqimi, tregjet, shitësit e rrugës, transporti lokal, emërimi i rrugëve, parqet publike, turizmi, kultura dhe shume të tjera.
Ne këto kompetenca komunat kanë fuqi të plote ekzekutive; por e njëjta theksoj se disa komunave ju rriten kompetencat sidomos ato komuna me shumice serbe do të kenë kompetenca vetanake të shtuara në fushat për shëndetësi, çështje arsimore dhe kulturore dhe do të kenë të drejtë pjesëmarrjen e zgjedhjes së komandanteve të stacioneve të policisë lokale por disa autoritet qendrore delegojnë kompetenca si regjistrat kadastrale, regjistrat civil, regjistrimi i votuesve regjistrimi dhe licencimi i bizneseve, shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale mbrojtjen e pyjeve.
Ligjëruesja theksoj se ky delegim i kompetencave pati ndikim pozitiv në rritjen e financave komunale, e cila prezantoj në mënyre tabelave nga viti 2008-2012, ku të ardhurat nga burimet vetanake në vitin 2008 kanë qenë 49 % ndërsa në vitin 2012 kanë qenë 60 %. Gjithashtu e njëjta theksoj edhe sfidat që kane përcjellë procesin e formimit të komunave të reja me raport me komunat amë.
Një gjë e tillë për tejkalim të pengesave për bartjen e dokumentacionit nga komunat amë është bërë në pajtim të ministrive relevante përmes nënshkrimit të përbashkët të Memorandumeve të Mirëkuptimit.
Sfida gjate përcjellës së kompetencave ajo theksoj se mungesa e debateve në nivel nacional mbi nivelin e duhur të kompetencave, përkufizim i paqartë i kompetencave, fondet jo të mjaftueshme për përcjellje të kompetencave, kapacitete ndryshuese të komunave për zbatimin e funksioneve, një bashkëpunim jo aq të mire nder-ministrore, pronësia dhe bashkëpunimi në lidhje me burimet natyrore dhe infrastrukture, pronësia e paqarte e pronës publike dhe procesi i ngadalshëm i privatizimit, procesi i ngadalshëm i administratës publike dhe gjyqësorit, tejkalimi i punësimit të shërbyesve civil që tejkalon lirinë komunale të punëtorëve etj.
Në fund theksoj se duhet të jepet një rendësi e madhe participimit të sektorit privat, partneriteti publiko-privat shumë i domosdoshëm ku përmendi si shembull kompanitë për administrim të mbeturinave, që janë kthyer në nivel lokal, ato të ujit janë gjysme pra regjionale akoma të pa definuar ashtu si duhet. Theksoj se për një rehabilitim paqësor atij të brendshmit pushteti në atë jashtëm duhet të ketë një strategji të përcjellur me vizion të qartë të veprimit (pagesat –taksat e pronës ëe duhet paguar, një sistem gjyqësor efikas si të gjendet çelësi që qytetari të ketë dëshire për të paguar etj.)
Ardian Zeqiri, Drejtor i ECMI-së, ish OSBE-së në Kosovë. Ish-zyrtar për Demokratizim dhe Specialist i Mbështetjes për Qeverisje Lokale OSBE
I cili ndër të tjerat theksoj në prezantimin e tij duke dhëne shpjegimin definicionit se decentralizimi është transferim i pushtetit nga niveli qendror në një nivel më të ulte lokal/periferik të qeverisjes. Me qëllim të promovimit të qeverisjes së mire, zhvillim ekonomik, efikasitet në ofrimin e shërbimeve publike dhe të akomodoj interesat e grupeve/ komunitete divergjente.
Fushëveprimi i vetëqeverisjes lokale është parapare dhe ne Kartën e Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale, e cila kërkon qe “përgjegjësitë publike përgjithësisht duhet te ushtrohen, sipas preferencës nga ato autoritete që janë më së afërmi me qytetarin. Gjatë ndarjes se përgjegjësive ndonjë autoriteti tjetër duhet të matet masa dhe natyra e asaj detyre dhe kërkesat e efikasitetit dhe ekonomizimit”. Ky parim ndryshe njihet si parim i subsidaritetit andaj sipas raportit të Kartës, cili është burim zyrtar paragrafi 3 neni 4 artikulon parimin e përgjithshëm sipas të cilit ushtrimi i përgjegjësive publike duhet të decentralizohet. Karta i referohet përveç kompetencave vetanake po ashtu parshehë edhe kompetencat të deleguara, ku përfshinë të drejtën dhe mundësinë e autoritete lokale që brenda kufizimeve të ligjit, të rregullojnë dhe të menaxhojnë një pjesë substanciale të punëve publike nën përgjegjësinë e tyre dhe në interes të popullatës lokale.
Ligjëruesi theksoj se Karta mbi Vetëqeverisjen Lokale (Karta) është miratuar në forme të një konvente nga Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës, e njëjta është nënshkruar si konvente nga shtetet anëtare të Këshillit te Evropës. Kjo Karte, e adaptuar nga Kongresi i Këshillit të Evropës me 1985. Kjo Karte është dokumenti më i rëndësishëm ndërkombëtar që përcakton parimin e vetëqeverisjes lokale. Ratifikuar prej 44 nga 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshire edhe të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian.
Ligjëruesi i lartpërmendur në prezantimin e tij te decentralizimi dhe minoritet në Evrope tha se nuk ka model që mbulon te gjitha interesat e grupeve divergjente ai përmendi si:
• Vet-qeverisja lokale
• Të drejtat speciale/të drejta shtesë
• Autonomi personale/kulturore
• Autonomi territoriale
Problemet e ndryshme p.sh. diskriminimi, seciosionismi, të drejtat kulturore, të drejtat fetare, të cilat realizohen në sisteme të ndryshme politike.
Ardian Zeqiri, theksoj edhe principet kryesore te Kartës si:
• principi i subsidaritetit;
• Autoritet lokale të zgjedhura në mënyre demokratike ;
• Autoritet lokale kanë kompetenca, vetëm në rastet kur kjo kompetence ju merret në mënyre decidive dhe të shkruar nga niveli tjetër;
• Autoriteti lokale për aq sa është e mundur duhet të konsultohen dhe do të kenë ndikim në të gjitha politikat që prekin interesat e tyre;
• Autoritet lokale do të kenë kompetenca të gjera për sa i për ketë vendosjes se strukturave të brendshme të tyre;
• Mbikëqyrja, për sa i përket kompetencave ëe tyre, do të ketë vetëm formën e mbikëqyrjes legale dhe intervenimet mund të jene vetëm proporcionale;
• Mbikëqyrja me e gjerë është e mundshme për sa i për ketë kompetencave të deleguara nga niveli qendror;
• Autoritet lokale do te kenë te drejtën për resurse adekuate financiare, duke përfshire edhe mbledhjen e taksave lokale;
• Autoritet lokale do te kenë të drejtën për të lidhur në mes veti ;
E gjithë kjo ka për qellim këto rezultate :
• Qeverisjen e mirë
• Demokratizimin
• Zhvillimin ekonomik
• Llogaridhënien
• Politika përgjegjëse
• Pjesëmarrje
• Përmirësim i shërbimeve
Tek pjesa e decentralizimit të komunitete theksoj se pronësi lokale. Lejon komunitet të komentojnë në politikat të cilat kanë ndikim në jetën e tyre. Mirëpo tek mbrojtja nga “diktatura e shumicës” theksoj atë; Mbrojtja nga fuqia e Qeverisë Qendrore;
– Ekonomia
– Etniciteti
– Fizike
Përmirësimi i pjesëmarrjes së minoriteve në proceset politike. Ligjëruesit, theksoj edhe rreziqet nga decentralizimi duke përmendur se:
– I forcon dhe legjitimon ndarjet etnike-pranimi i ndryshimeve etnike në të njëjtin sistem.
– Krijohen minoritet të reja-të drejtat e gjera të komuniteteve.
– Implikimet për sovranitetin e shtetit-mbikëqyrje qeveritare
– Komunat e paqëndrueshme-principi i subsidaritetit &decentralizimi fiskal
Një prej faktorëve vendimtarë të decentralizimit , u theksuan qe duhet të jete vullneti politik, pjesëmarrja, principet subsidaritetit, decentralizimi fiskal.
Ligjëruesi përmendi apo bëri një krahasim në rastin ne Kosove, në ndërtimin e gjithëmbarshëm të shtetit-Kushtetuta që përcakton ne:
• Nenin 2. Republika e Kosovës është shtet i qytetareve te saj…
• Neni 3.1 Republika e Kosovës është një shoqëri multi-etnike..
• Neni 57. Komunitetet qe i përkasin një grupi kombëtar, etnik, gjuhësor apo fetare dhe që janë tradicionalisht të pranishëm në Kosovë.
Të drejtat e posaçme dhe të drejtat shtesë së bashku me mekanizmin për mbrojtje të drejtave, Kushtetuta i përcakton në Nenin 5, përveç të drejtave dhe lirive themelore të parashtruar në kapitullin e dytë ( II ) të Kushtetutës.
Në fund ligjëruesi përmendi edhe strukturat e vetëqeverisjes lokale duke përmendur këto elemente:
• Ricaktimi i kufijve komunal: 90 % e komuniteve pakicë që jetojnë në komunat ku ata janë shumicë;
• Devuluimi asimetrik i pushtetit-kompetencat shtesë të komunave;
• Partneriteti në mes të komunave;
• Raportet speciale me Republikën e Serbisë;