Në kuadër të Auditimit Social, një grup qytetarësh i përberë prej profesionesh të ndryshme, në Komunën e Shtërpcës mbajtën trajnimin për përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarrje. Gjatë trajnimit u pa një përkushtim i madh i pjesëmarrësve për të kontribuuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe angazhimin në monitorimin e projekteve në komunë.
Projekti për Auditimin Social, që po zhvillohet nga Instituti KLGI, mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).