Në Komunën e Mitrovicës së Jugut, nisën takimet diskutuese për adresimin e gjetjeve dhe rekomandimeve nga procesi i Auditimit Social. Kryetari Bedri Hamza, në një diskutim të hapur mirëpriti rekomandimet. Po ashtu, ndau informacione të vlefshme mbi çështjet me interes për grupin e Auditimit Social për gjithë ciklin e projekteve.
Në takim u theksua se ky proces synon të kontribuojë reciprokisht në dy dimensione: në njërën, anë të rrisë informacionin, njohuritë dhe përfshirjen e qytetarëve në të gjitha stadet e zhvillimit të investimeve komunale (planifikim, zbatim, monitorim si dhe vlerësim), si dhe në anën tjetër, të shtojë interesin e autoriteteve lokale, për të rritur pronësinë dhe kontributin direkt të qytetarëve në investimet komunale.