Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Besnik Tahiri, ligjëroi në sesionin dy-ditor trajnues të organizuar nga Helvetas dhe implementuar nga KDI. Ky sesion kishte për synim fuqizimin e rolit të grave në politik-bërjen lokale.
Trajnimi kishte për fokus gratë që janë pjesë e strukturave komunale, atyre politike dhe atyre që merren aktivisht me çështjet publike. Si i tillë, ky program trajtoi tema që në thelb shtrojnë nevojën për intervenim dhe përmirësim të pjesëmarrjes së grave në nivelin lokal.
Metodologjia e trajnimit ishte e ndërtuar nga ekspertë të fushës së qeverisjes lokale dhe barazisë gjinore, e bazuar në praktikat e avancuara dhe në koherencë me zhvillimet dhe kontekstin e nivelit lokal.
Në thelb punëtoria kishte për synim rritjen e kapaciteteve të grave në nivelin lokal, nisur nga kristalizimi i koncepteve politike; fuqizimit e kapaciteteve të udhëheqjes dhe komunikimit politik; avancimin e paraqitjes publike dhe avokimit.
Trajnimi do të vazhdojë edhe me grupet e tjera nga regjionet e Kosovës.