You are currently viewing Organizimi dhe funksionimi i Komiteteve Obligative rrisin efikasitetin e Kuvendeve Komunale

Organizimi dhe funksionimi i Komiteteve Obligative rrisin efikasitetin e Kuvendeve Komunale

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën ‘Organizimi dhe Funksionimi i Komiteteve Obligative’, e cila kishte për qëllim njohjen me kornizën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Komiteteve në Komuna dhe identifikimin e sfidave të organizimit dhe funksionimit të Komiteteve Obligative.

Pjesëmarrës në punëtori ishin Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Shoqëria Civile.

Takimi kishte për qëllim përfitimin e njohurive praktike për rolin dhe detyrat e tyre në Komitetet Obligative, duke u fokusuar në shembuj konkret, dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.

Kuvendet e Komunës kanë nevojë për organe ndihmëse me qëllim të shqyrtimit të hollësishëm të politikave, dokumenteve strategjike, vendimeve dhe rregulloreve të komunës, nga njëra anë, si dhe me qëllim të mbikëqyrjes së veprimtarive të degës ekzekutive, në anën tjetër.

Komitetet obligative si qëllim kanë rritjen e efikasitetit të Kuvendeve Komunale, shqyrtimin më kualitativ të akteve komunale që kanë të bëjnë me aspektet politike dhe ekonomike të komunës dhe me qëllim të trajtimit të aspektit të ndikimit akteve komunale tek komunitetet që jetojnë në komunën përkatëse.

Komitetet Obligative të Kuvendit të Komunës i kanë dy role themelore: të shqyrtojnë aktet komunale në fushat përkatëse në të cilat janë të themeluara si dhe të mbikëqyrin punën e drejtorive të fushave përkatëse.

Instituti KLGI nëpërmes programeve edukative vazhdon të punojë në ngritjen e kapaciteteve të Komunave të vendit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje