You are currently viewing KLGI organizoi punëtori treditore për draftimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal

KLGI organizoi punëtori treditore për draftimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal

Në vazhdën e mbështetjes së Ministrisë së Financave për procesin e draftimit të Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal, Instituti KLGI ka organizuar punëtori treditore me grupin punues (21 – 23 mars), e cila është mbajtur në Durrës të Shqipërisë.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin grupi punues i udhëhequr nga Ministria e Financave me përfshirjen e ministrive të linjës (Ministria e Shëndetësisë; Arsimit; Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Administrimit të Pushtetit Lokal) po ashtu përfaqësues nga komunat, Asociacioni i Komunave të Kosovës, projekti Zviceran DEMOS dhe Instituti KLGI.

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal është njëra nga shtyllat bazë që siguron funksionimin efikas dhe efektiv të sistemit financiar lokal në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, ky ligj definon qartë financimin e funksioneve të centralizuara, si dhe përfaqësim më të mirë të interesave të komunave në Komisionin e Granteve.

Nëpërmes këtij ligji do të sigurohet një përvojë legjislative me financat e pushteti lokal, njëherësh siguron që komunat të jenë të qëndrueshme duke i plotësuar nevojat bazike dhe duke ofruar shërbime cilësore. Përtej kësaj, forcon autonominë dhe disiplinën e komunave në menaxhimin e financave, duke ndihmuar edhe në përmirësimin e planifikimit. Projektligji synon të vendosë parime, kritere dhe balancë të investimeve qeveritare, njëkohësisht të stimulojë performancën komunale.

Instituti KLGI do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Financave në këtë proces duke përfshirë këtë punëtori dhe pjesën e konsultimeve me akterët.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje të Komunave më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje