You are currently viewing KLGI mbështet procesin e formulës së financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale në komuna

KLGI mbështet procesin e formulës së financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale në komuna

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) organizuan punëtorinë me temën “Formula e Financimit dhe Kritereve për Grantin e Veçantë për Shërbimet Sociale”. Në këtë punëtori u diskutua për format e financimit të shërbimeve sociale duke u bazuar në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal dhe Ligjin për Shërbimet Sociale dhe Familjare.

Pjesëmarrës në takim ishin anëtarët e Grupit Punues për përgatitjen e Formulës së Financimit dhe Kritereve për Shërbimet Sociale.

Megjithatë, buxhetet publike duhet të sigurojnë mbështetje të përshtatshme financiare për ofrimin e shërbimeve sociale, pasi kjo paraqet një investim efektiv dhe një element thelbësor të shoqërisë që në mungesë të kushteve kërkojnë mbështetje sociale.

Në Ligjin e ri për shërbimet sociale Qendrat për Shërbime Sociale parashihet të kenë rol proaktiv e që kjo të parashihet edhe në formulën e financimit. Sa më shumë që është e avancuar formula e financimit dhe ndarja buxhetore, aq më e madhe do të jetë efikasiteti i funksionimit të qendrave për shërbimet sociale. Para se gjithash, nëse nuk ka menaxhim efektiv dhe ndarje të burimeve, ata që më së shumti kanë nevojë kanë gjasa ta gjejnë veten pa shërbime.

Megjithatë, në mungesë të burimeve të mjaftueshme publike për të plotësuar nevojat për mirëqenie, është e rëndësishme përfshirja dhe roli i shoqërisë civile që janë aktive në këtë fushë për të mbuluar zbrazëtirën dhe për t’i gjetur një zgjidhje të qëndrueshme kësaj fushe.

Kërkesa për shërbime sociale po rritet për shkak të ndryshimeve demografike dhe shoqërore, migrimit të jashtëm dhe të brendshëm, papunësisë e faktorëve tjerë gjë që bënë të domosdoshme përgatitjen e formulës së financimit për shërbimet sociale. Ofrimi i shërbimeve duhet të respektojë të drejtat e përdoruesve dhe të garantojë një nivel të lartë cilësie.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje