You are currently viewing Ekziston një momentum i ri në avancimin e shërbimeve sociale, duhen përpjekje të shtuara të përbashkëta në këtë fushë

Ekziston një momentum i ri në avancimin e shërbimeve sociale, duhen përpjekje të shtuara të përbashkëta në këtë fushë

Përfaqësuesit e Institutit KLGI pritën në takim përfaqësueset e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. Në këtë takim u diskutua për angazhimet e përbashkëta në fushën e avancimit të shërbimeve sociale në nivelin lokal.

Fokus i diskutimeve ishin avancimi i politikave/legjislacionit dhe financimit të qëndrueshëm në këtë fushë dhe forcimi i bashkëpunimit në mbështetje të institucioneve në procesin e avancimit të legjislacionit.

Me këtë rast, u prezantuan edhe programet e intervenimit dhe angazhimet e të dy organizatave në këtë fushë, ku ishte dakordim që proceset e avancimit të legjislacionit janë në drejtim të duhur dhe krahas kësaj është e nevojshme që të përmirësohen kapacitetet, koordinimi dhe politikat në nivel lokal.

Organizatat u zotuan për një komunikim të strukturuar në mënyrë që mbështetja për këto procese të jetë sa më e madhe.

Lini një Përgjigje