Në kuadrin e vizitave në komuna dhe angazhimeve të përbashkëta, përfaqësuesit e Institutit KLGI vizituan Komunën e Drenasit, me ç’rast patën rastin të takohen me Kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci, për të diskutuar lidhur me përspektivat në fuqizimin e nivelit lokal.
Kryetari Lladrovci falënderoi z.Tahirin për vizitën, njëkohësisht shprehi gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit. Me këtë rast, Lladrovci ka prezantuar lidhur me zhvillimet në komunë, me fokus të veçantë tek investimet në funksion të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve administrative dhe publike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së mirëqenies. Ndërkaq, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, ka njoftuar Kryetarin Lladrovci për nisjen e projektit tre-vjeçar në ‘Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme’ (Support for Stronger and Sustainable Municipalities – SSSM), program ky i cili mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.
Tahiri ka theksuar se Komuna e Drenasit është njëra nga komunat e cila do të përfitojë nga ky projekt, duke siguruar një seri angazhimesh të përbashkëta. Projekti ka shtrirje në tri dimensione kyçe: dimenzioni i parë ka të bëjë me një përpjekje për të siguruar gjithëpërfshirje në hartimin e politikave dhe legjislacionit, fuqizimin e koordinimit dhe bashkëpunimin ndër-komunal, si mundësi dhe përpjekje drejt reformave dhe uljes së dykuptimësive ligjore. Dimensioni i dytë lidhet me fuqizimin e kapaciteteve përmes programeve të avancuara trajnuese dhe asistencës profesionale e teknike. Ndërkaq, dimensioni i tretë synon mbështjetjen e akterëve civilë dhe socialë, më saktësisht shoqërisë civile dhe profesionistëve të rinj në nivelin lokal, që njëherësh shtojnë potecialin për përkrahje të komunës e në anën tjetër garantohen mekanizma që rrisin kërkesat për transparencë dhe llogaridhënie efektive.
Në takim u diskutua edhe për përpjekjet që Instituti KLGI bashkë me akterët institucionalë e publik po bëjnë në proceset reformuese duke hapur shtigje të reja që komunat të kthehen sa më tepër në themele demokratizimi dhe njëherisht gjenerator të zhvillimit. Me këtë rast, Tahiri ju ka referuar komunës së Drenasit si nismëtare e fuqizimit të shoqërisë duke përfshirë në menyrë të barabartë gratë në qeverisje. Ky shembull duhet ndjekur edhe nga komunat tjera, duke u siguruar se gjithpërfshirja garaton një ecje të sigurtë drejt zhvillimit.