Në hapësirat e Institutit KLGI, drejtori ekzekutiv z. Besnik Tahiri, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nga seksioni politik/ekipi ekonomik z. Miran Vatovec dhe z. Edon Kalludra.
Në fokus të diskutimit ishte zhvillimi rajonal, në funksion të kësaj u trajtuan edhe mundësitë që ofron kuadri ligjorë i bashkëpunimit ndër-komunal. Në këtë funksion, avancimi i praktikave të bashkëpunimit dhe fuqizimi i komponetës së koordinimit dhe përkrahjes nga niveli qendror dhe donatorët do të rriste ndjeshëm mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm.
Andaj, adresimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe koheziv nëpërmjet ligjit për zhvillim rajonal do të japë impakt pozitiv në funksion të adresimit të sfidave që prekin komunat. Një qasje e integruar e planifikimit dhe zhvillimit do të ulte ndjeshëm copëzimin e politikave dhe financave.