Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Valmir Gashi, takoi Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit.
Ky bashkëpunim është një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave , në funksion të ofrimit të shërbimeve më efikase për qytetarët
dhe rritjen e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor , si dhe avancimin e mirëqenies qytetare.