Në kuadër të angazhimeve të përbashkëta si pjesë e projektit “Një përpjekje drejt një qeverisje të qëndrueshme dhe funksionale” u mbajt një takim diskutues në mes stafit të Institut KLGI dhe stafit të DEMOS në zyrat e Institutit KLGI.
Takimi përveç tjerash ishte një mundësi e veçantë e konsultimit dhe bashkëpunimit me programin DEMOS, si njëri ndër projektet më të rëndësishme për nivelin lokal. Të dyja ekipet diskutuan mbi angazhimet e tyre dhe planet në vijim.
Në fokus ishin aktivitetet që kanë ndërlidhje dhe synime të përbashkëta në funksion të adresimit të sfidave dhe përkrahjes për komunat. Ndër të tjera ky takim ishte edhe mundësi shkëmbimi të përvojave nga puna me komunat.
U theksua se zbatimi i aktiviteteve të Institutit KLGI të jetë në koherencë me planet e DEMOS në funksion të një intervenimi më të gjerë me qëllim të arritjes së objektivave për një qeverisje lokale efikase dhe funksionale.
“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.