You are currently viewing Diskutim për Implementimin e kuadrit ligjor për të drejtat e pronësisë

Diskutim për Implementimin e kuadrit ligjor për të drejtat e pronësisë

për të drejtat e pronësisë ishte temë

Implementimi i kuadrit ligjor ⚖ për të drejtat e pronësisë ishte temë diskutimi me zyrtarët e Komunës së Shtimes. Ky diskutim u zhvillua në punëtorinë e organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🏛, në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës” (NDP).

Qëllimi i takimit ishte trajtimi i sfidave dhe mundësive për përmirësimin e procesit të regjistrimit të pronave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronës në nivel lokal. Fokusi i diskutimit ishte në identifikimin e sfidave dhe rritjen e vetëdijesimit të grave, të rinjve dhe minoriteteve. 💡

Pjesëmarrësit diskutuan mbi barrierat ligjore dhe administrative që pengojnë qasjen e qytetarëve në proceset e regjistrimit dhe sigurimin e pronësisë dhe gjithashtu mbi problemet specifike që ballafaqohet Komuna e Shtimes, duke propozuar hapa konkretë për adresimin e këtyre sfidave. 🔍

Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI dhe financohet nga Banka Botërore dhe Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. 🌐

Bëje Tënden

Regjistroje Pronën!

#BëjeTënden#RegjistrojePronën#PIAKOS

Lini një Përgjigje