Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) me partnerin lokal organizatën Nevo Kocepti, në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës” (NDP), mbajti në Komunën e Prizrenit punëtorinë për të diskutuar për implementimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e pronësisë. Pjesëmarrës ishin zyrtarë nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikimin Hapësinor , Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër , Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport , Zyra për Barazi Gjinore dhe anëtarë nga Komiteti për Komunitete .
Qëllimi i punëtorisë ishte identifikimi i zbrazëtirave dhe mangësive ligjore në lidhje me çështjen e pronës, me qëllim lehtësimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi. Diskutimi u fokusua në synimin e rritjes së ndërgjegjësimit dhe promovimit të një dialogu të hapur mes akterëve të ndryshëm, në lidhje me problematikat që kanë të bëjnë me pronën dhe procedurat ligjore përkatëse.
Diskutimi i këtyre çështjeve është i domosdoshëm për të lehtësuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe për të krijuar mundësi që qytetarët të kenë një mbrojtje më të mirë ligjore për të drejtat e tyre të pronës. Identifikimi i vakumeve ligjore është një hap i rëndësishëm për rritjen e efikasitetit të institucioneve përgjegjëse dhe për sigurinë e pronës për qytetarët.
Projekti zbatohet nga ATRC, bashkë-zbatohet nga KLGI dhe financohet nga Banka Botërore/Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim.