Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe OSBE në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAP) vazhdoi me trajnimin e radhës në regjionin e Gjilanit lidhur me temën “Iniciativat për Bashkëpunim Ndërkomunal”.
Trajnimi ka për qëllim që t’iu ndihmojë komunave në implentimin e iniciativave dhe procedurave për bashkëpunim ndërkomunal. Gjithashtu, pjesëmarrësit kishin mundësinë që në grupe punuse të stimulonin një proces të bashkëpunimit ndërkomunal.
Bashkëpunimi ndërkomunal u hap rrugë komunave në realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta në funksion të zhvillimit ekonomik dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore ndaj qytetarëve.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.