Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), organizoi diskutimin mbi planifikimin strategjik, zhvillimin e projekteve dhe menaxhimin e kontratave në komuna . Ky takim shërbeu si platformë për të adresuar mangësitë ekzistuese në proceset e menaxhimit të burimeve lokale.
Gjatë diskutimit me drejtorët komunalë të financave, zhvillimit ekonomik, planifikimit urban dhe pronës, si dhe zyrtarët kryesorë financiarë, u identifikuan sfida të rëndësishme dhe u ofruan propozime konkrete për përmirësim. Qëllimi kryesor ishte vlerësimi i gjendjes aktuale dhe nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve për veprim.
Planifikimi strategjik, zhvillimi i projekteve dhe menaxhimi i kontratave në komunë synojnë të përmirësojnë menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve lokale. Objektivat përfshijnë krijimin e një kornize të qartë për planifikim, identifikimin dhe zbatimin e projekteve që sjellin përfitime për komunitetet, si dhe menaxhimin efikas dhe transparent të kontratave.
Përveç kësaj, është thelbësore të nxitet pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, të krijohen partneritete me sektorin privat dhe organizatat joqeveritare, si dhe të implementohen mekanizma të fortë për monitorimin dhe vlerësimin e projekteve. Kjo qasje e integruar do të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm për komunat.
Aktiviteti u zhvillua me mbështetje nga projekti DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation Kosovo.