Në një diskutim të hapur me zyrtarët e Komunës së Kamenicës , u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me implementimin e kuadrit ligjor për të drejtat e pronësisë. Ky diskutim u zhvillua në punëtorinë e organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)
, në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës” (NDP).
Gjatë takimit, u diskutuan sfidat me të cilat përballen qytetarët lidhur me regjistrimin dhe mbrojtjen e pronës, si dhe mundësitë për përmirësimin e proceseve ekzistuese. Fokus i veçantë, ishte edukimi dhe rritja e ndërgjegjësimit në nivelin komunitar, për të inkurajuar qytetarët që të angazhohen në proceset e regjistrimit dhe mbrojtjes së pronës.
U theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të infrastrukturës ligjore dhe administrative, për të siguruar një mjedis më të besueshëm dhe të sigurt për pronësinë .
Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI, dhe financohet nga Banka Botërore dhe Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim.
Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!