Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë lidhur me praktikat dhe proceset e digjitalizimit dhe inovacionit në komuna. Pjesëmarrës në punëtori ishin drejtorët e Administratës Publike në Komuna. Punëtoria kishte për qëllim të analizojë/trajtojë praktikat dhe proceset e digjitalizimit dhe inovacionit në komuna.
Digjitalizimi dhe inovacioni janë çelësi kryesor për një administratë publike moderne dhe evropiane, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të shpejta, të lehta dhe më cilësore për qytetarët dhe subjektet afariste.
U theksua se komuna, gjegjësisht qeverisja lokale është vendi i parë ku qytetarët e njohin lidhjen mes tyre, andaj ato duhet të funksionojnë për t’u ofruar shërbime sa më të mira të cilat janë të nevojshme. Para së gjithash, transformimi digjital dhe inovacioni janë faktorët kryesorë që ndikojnë në përmirësimin dhe funksionimin e duhur të administratës publike.
Instituti KLGI u është përkushtuar analizave dhe studimeve që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, nëpërmjet programeve edukative punon në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.