You are currently viewing Demokracia lokale fuqizohet vetëm atëherë kur Asambletë mbajnë përgjegjës dhe mbikëqyrin ekzekutivin

Demokracia lokale fuqizohet vetëm atëherë kur Asambletë mbajnë përgjegjës dhe mbikëqyrin ekzekutivin

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, në rolin e ekspertit mori pjesë në trajnimin dy (2) ditor mbi rolin dhe kompetencat e organeve të qeverisjes lokale organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës – KDI në bashkëpunim me Ec Ma Ndryshe dhe FEMaktiv.

Ky trajnim ishte në shërbim të forcimit të rolit të asambleve komunale nëpërmjet asamblistëve të zgjedhur në mandatin e tyre katër (4) vjeçar në Komunën e Prizrenit, që vinin nga parti të ndryshme. Theks i veçantë u vë në përgatitjen dhe njoftimin mbi përbërjen, strukturën dhe funksionin e Kuvendit Komunal të Prizrenit si dhe rolin e këshilltarëve dhe grupeve të këshilltarëve të subjekteve politike në asamblenë lokale.

Me këtë rast, Tahiri prezantoi para asamblistëve parimet e qeverisjes së mirë, organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale në Kosovë, njëherësh lidhur me mekanizmat për fuqizimin e kontrollit, mbikëqyrjes, transparencës dhe llogaridhënies së kuvendit komunal. Në çështje të veçanta kuvendarët e zgjedhur morën njohuri lidhur me hartimin dhe planifikimin strategjik, monitorimin dhe vlerësimin, avokimin dhe marrëdhëniet me publikun.

Përgjatë trajnimit, u mbajtën edhe sesione të veçanta të diskutimit dhe punëve në grupe. Një theks të veçantë në diskutime pati edhe funksionalizimi i plotë i trupave të kuvendit, si mekanizma kyç në rritjen e kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies së ekzekutivit.

Lini një Përgjigje